US Open, sot finalja Nadal-Xhokoviç

13/09/2010 21:35

Finalja e meshkujve në turneun e tenisit US Open mes spanjollit Rafael Nadal-Novak Xhokoviç është shtyrë për sonte në mbrëmje për shkak rreshjeve të shiut të vazhdueshëm të dielën në Nju Jork.

Për Nadalin kjo është mundësia e parë në karrierën e tij për të fituar në turneun amerikan, ndërkohë që serbi Xhokoviç është në kërkim të slam-it të dytë, pas atij australian të fituar në vitin 2008-ën.

Duket se finalja e meshkujve në US Open për t’u zhvilluar ditën e hënë është kthyer në traditë, pasi edhe në dy vitet e kaluara ajo është zhvilluar një ditë më vonë.

Sigurisht që një ditë më shumë ka gëzuar tenistin serb, protagonisti i një fitoreje shumë të vështirë të shtunën kur mundi Roxher Federer në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër për Nadal, gjysëmfinalja ndaj Juzhnit u konsiderua si një seancë stërvitore, pasi spanjolli e fitoi atë lehtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA