Një gol për librat e historisë, cili është rekordi i vendosur nga sulmuesi i Meksikës në ndeshjen hapëse të Botërorit
Nick Heidfeld do të zëvendësojë Pedro de la Rosa në skuadrën Sauber, që prej Çmimit të Madh në F1 të Singaporit, më 26 shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane “Blick”.
Heidfeld, 33 vjeç, ka lënë një muaj më parë vendin e tij si pilot rezervë në skuadrën e Mercedes GP, për të kaluar në testimin e gomave të “Pirelli”-t, furnizuesi i vetëm i gomave që nga viti i ardhshëm në kampionatin botëror të F1.
“Pedro de la Rosa të dielën në Monza ka mbyllur karrierën e tij në Formula 1 pas 85 Çmimeve të Mëdha”, shkruan “Blick”.
“Edhe pse nuk ka arritur të fitojë asnjë garë, Heidfeld njihet për çuarjen e makinave në finish duke marrë edhe pikë”, shton gazeta.
Top Channel