Champions, United ka “vjelur” më shumë nga UEFA

13/09/2010 12:50

Në 7 vjet, skuadra e Manchester United ka marrë 216 milionë euro nga UEFA vetëm për pjesëmarrjen në Champions League.

Këtë lajm e bën të ditur kompania “StageUp-sport & leisure business” pas një analize që u ka kryer bilanceve të klubeve më të mëdha në Europë. Chelsea mban vendin e dytë me 215 milionë, ndërsa Arsenal renditet në shkallën e fundit të podiumit me 189 milionë.

Interi i Moratti-t ka arkëtuar 174 milionë, i ndjekur nga Lyon e Barcelona me nga 169 milionë. Në dhjetëshen e parë ndodhet edhe Milani që me 6 pjesëmarrje ka fituar 154 milionë.

Top Channel