Benzema, Juventus në pole position

13/09/2010 11:10

Juventus po këmbëngul përditë e më shumë në pistën që të con tek sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema.

Klubi nga Torino që nuk ka gjetur ende një zëvendësues të denjë për francezin e larguar Trezeguet, po mendon t’i rrëmbejë teknikut portugez Mourinho, ish bomberin e Lyon.

Amauri, Del Piero e Quagliarella janë tre alternativat e tjera në sulmin bardhezi, pasi Iaquinta vjen nga një periudhë e gjatë dëmtimesh. Sipas gazetës “AS”, Juventusi kërkon ta mbyllë marrëveshjen që në muajin janar. Të interesuar për Benzema janë edhe Liverpool e Manchester United.

Top Channel