Benitez: Interi mund të fitojë Champions

13/09/2010 19:30

“Nëse Interi do të tregojë intensitetin dhe mentalitetin e vitit të shkuar mund të fitojë sërish Champions League”. Kështu është shprehur Rafa Benitez.

Për teknikun zikaltër, në skuadër ka shumë “cilësi”.

“Çdo vit është ndryshe. Skuadra ka luajtur shumë mirë duke fituar në sezonin e shkuar, por tani situata është ndryshe dhe jemi koshientë për faktin se duhet të fillojmë mirë duke filluar që nga ndeshja e nesërme me Twente”, theksoi Benitez.

Top Channel