Basketboll, SHBA rigjen lavdinë pas 16 vjetësh

13/09/2010 08:10

Pas 16 vjetësh, Kombëtarja Amerikane shpallet Kampione e Botës në basketboll për meshkuj pasi ka mundur në finale vendasit e Turqisë, suprizën e këtij edicioni, me rezultatin 81-64.

Edhe pse ka patur mbështjen e mbi 10 tifozëve vendas në “Abdi Ipekci Arena” Kombëtarja Turke e drejtuar nga Tanjevic nuk ka mundur të bëjë ato lojra të mrekullueshme që bëri para kësaj finaleje, kjo dhe falë mbrojtjes mjaft të mirë të amerikanëve.

Vetëm për një moment turqit kanë arritur të kryesojnë ndeshjen, ndërkohë që më pas ia kanë dorëzuar kryesimin superfuqisë së basketbollit botëror, që për asnjë moment nuk e vuri në dyshim fitoren. Ky është trofeu i katërt botëror për kombëtaren amerikane të meshkujve në basketboll, skuadra që e ka fituar më shumë këtë kupë. Përfaqësuesja turke e mbylli këtë botëror në vendin e dytë, duke u mjaftuar vetëm me medaljen e argjendë.

Sfida finale mes Turqisë dhe Amerikës u ndoq nga presidenti turk Abdullah Gül, presidenti i Serbisë Boris Tadiç, kryeministri turk recep Tayyip ErdoÄŸan dhe shumë politikanë të tjerë. Lojtari më i mirë i këtyre finaleve u shpall 22 vejcari amerikan Kevin Durant. Ndërkohë kombëtarja lituaneze ka mundur në finalen e vogël Serbinë me rezultatin 99-88, duke zënë vendin e tretë dhe duke marrë medaljen e bronzit. Kampionati i ardhshëm botëror do të jetë pas 4 vjetësh dhe do të zhvillohet ne Spanjë.

FOTO GALERI
1/5
Turqia mundet në finale 81-64

Top Channel