Skënderbeu ndalet në Peqin

12/09/2010 19:25

Bekim Kuli ndali Skënderbeun në Peqin duke i dhënë fitoren 3-1 Shkumbinit të Agim Canës. Java e tretë rezultoi fatale për korçarët të cilët deri tani kishin 2 fitore dhe nuk kishin pësuar asnjë gol.

Peqinasit fituan jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë. Problemi më i madh i Skënderbeut në këtë sfidë ishte reparti i mbrojtjes, futbollistët e të cilës nuk arritën të mbanin nën kontroll mesfushorin Kuli.

Kavajasi kaloi vendasit në avantazh me një supergol në minutën e 32 dhe 9 minuta më vonë dyfishoi rezultatin. Në fund e pjesës së parë, Skenderbeu shkurtoi diferencën e golave, por në të dytën sërish Kuli vulosi fitoren e peqinasve.

Me fitore e mbylli javën e tretë edhe Vllaznia, skuadër e cila pas suksesit 2-1 me Laçin në “Lori Borici”, u ngjit në kuotën e 7 pikëve dhe ndan kreun e klasifikimit me Flamurtarin.

Top Channel