Serie A, mbremje “jo” për Milanin e Romën

12/09/2010 08:05

Milani i Zlatan Ibrahimovic ka debutuar me një humbje të pamenduar 2-0 në transfertën e Cesenës.

Skuadra e cila në këtë sezon është ngjitur në Serinë A ia ka dalë mbanë jo vetëm të përballojë presionin e yjeve të Milanit të cilët pak shkëlqyen në këtë mbrëmje, por edhe të sulmojë e të gjeje dy herë rrjetën e portës së mbrojtur nga Abiati. Blerja e tyre e këtij sezoni, pikërisht Erjon Bogdani, ashtu si në ndeshjen e parë me Romën, konfirmohet edhe në këtë takim si lojtari më i mirë në fushë dhe në këtë ndeshje shënon edhe gol.

Në minutën e 31-të sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kërcen në zonë duke i marre kohën Papastathopulos për të zhbllokuar rezultatin, ndërkohë që po brenda pjesës së parë Jakerini shënon edhe golin e dytë nga një kundërsulm. Në pjesën e dytë Milani tenton gjithcka duke futur në fushën e lojës edhe Robinjon e Inzagin por ishte e pamundur. Shansi më i mirë për kuqezinjtë ishte një 11-metërsh i fituar nga Inzagi në fundin e takimit, por Ibrahimovic i cili nuk ishte në ditën e tij më të mirë e humbet duke goditur shtyllën. Ndërkohë ka marrë tre pikë të rëndësishme në këtë javë Interi i cili mundi 2-1 Udinezen në “San Siro”.

Lusio zhbllokon rezultatin për kampionët në fuqi që në minutën e 7-të, por ka qenë një gabim në mbrojtjen e Interit që i dha mundësinë Floro Floresit të barazojë shifrat në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë vendos fatin e takimit një 11-metërsh I shndërruar në gol nga Eto’o. Në pjesën e skuadrave që zhgënjyen në këtë fundjavë futet edhe Roma e cila është mundur 5-1 nga Kaljari në transfertë. Konti ka zhbllokuar rezultatin për të barazuar më pas De Rosi, por me një lojtar më pak Roma pëson edhe 4 gola të tjerë nga Matri, Akuafreska dhe Laxari.

Top Channel