Seria A, Juventus sërish nuk gjen fitoren

12/09/2010 17:50

Pas humbjes në javën e parë në transfertën e Barit, Juventusi i Del Nerit nuk ka mundur të gjejë fitoren edhe në ndeshjen ndaj Sampdorias në Torino.

Bardhezinjtë barazuan 3-3 me Sampdorian e Kasanos. Golat u shënuan nga Markizio, Kualjarela dhe Melo për vendasit dhe Kasano e Poci që shënoi 2 herë për dorianët.

Në javën e dytë të Serisë A zhgënjeu edhe Fiorentina e cila u mund nga Leçe me rezultatin 1-0. Ndërkohë që në ndeshjet e tjera Lacio mundi Bolonjën 3-1, Katania-Parma 2-1, Xhenoa-Kievo 1-3 dhe Breshia fitoi ndaj Palermos 3-2.

Pas 2 javëve të para Kievo është e vetmja skuadër me pikë të plota, ndërkohë që po 6 pikë mund të ngjitet edhe Bari në rast fitorje në transfertën me Napolin në mbrëmje.

Top Channel