Premier, Ferguson përjashton Rooney

11/09/2010 15:40

Tekniku i Manchester United, Alex Ferguson ka përjashtuar Wayne Rooney nga skuadra që do të luajë sot në Premier League kundër Everton.

Futbollisti i “Red Devils”, në qendër të skandalit të radhës për tradhëtitë e tij bashkëshortore, sipas BBC-së, nuk do të jetë as në pankinë.

Për momentin nuk dihet motivi zyrtar i përjashtimit.Kundër Everton, do të jetë Dimitar Berbatov që do të drejtojë sulmin e United.

Top Channel