Everton barazon 3-3 me Manchester United

11/09/2010 16:30

Everton ka barazuar 3-3 me Manchester United në ndeshjen e parë të javës së katërt të Premier League.

Skuadra vendase ka shënuar dy gola në minutat e fundit.

Në fillim në avantazh ka kaluar Everton me Pienaar në minutën e 39-të.

United barazon me Fletcher (43′) dhe kalon në avantazh me golat e Vidic (47′) dhe Berbatov (66’).

Por kanë qenë Cahill (91′) dhe Arteta (92′) që kanë barazuar gjithçka.

Top Channel