Bundesliga, Nurenbergu frenon Hamburgun

11/09/2010 18:30

Barazime për Hamburgun dhe Hanoverin në fushat e tyre duke lënë kështu Hoffenheim të vetme në krye të klasifikimit, në javën e tretë të Bundesligës.

Rezultat e takimeve te some janë: Borusia Dortmund – Volfsburg 2-0, Borusia Moenchengladbach – Eintracht Frankfurt 0-4, Hamburg – Nurenberg 1-1, Hanover-Bajern Leverkusen 2-2, Freiburg – Shtutgart 2-1, Hoffenheim – Schalke 2-0 (e luajtur dje).

Gjatë pasditës pritet të luhen Bajern i Mynihut – Verder Bremen, ndërsa nesër Mainz – Kaiserslautern dhe Koln – St.Pauli.

Deri tani në krye të klasifikimit të kampionatit gjerman janë Hoffenheim me 9 pikë, Hamburg dhe Hannover me 7 pikë.

Top Channel