Besa barazon me Flamurtarin

11/09/2010 21:05

Besa dhe Flamurtari ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë midis tyre pa praninë e shikuesve në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore.

Edhe pse kanë qenë të shumta rastet për shënim si nga vendasit kavajas ashtu edhe nga lojtarët e Flamurtarit, por gjithsesi portierët respektivë u treguan të saktë në ndërhyrjet e tyre duke mos lejuar asnjëri që të prekeshin rrjetat e portave.

Pas këtij takimi Flamurtari tashmë është në kuotën e 7 pikëve duke marrë përkohësisht kryesimin në pritje të ndeshjes së ditës së diel Shkumbini-Skënderbeu.

Për Besën kjo ishte pika e parë në tri ndeshjeve.

Edhe takimi tjetër i së shtunës i zhvilluar në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani-Kastrioti nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Një tjetër ndeshje kjo e zhvilluar pa tifoz.

Sadiku realizoi për verdheblutë në minutën e 20-të ndërsa krutanët barazuan në pjesën e dytë me kroatin Babiç.

Për Elbasani ky ishte barazimi i dytë 1-1 në shtëpi këtë sezon, ndërkohë që Kastrioti regjistroi barazimin e tretë në po aq ndeshje.

Top Channel