Vettel dominon provat e lira në Monza

10/09/2010 18:10

Sebastian Vettel ka rezultuar më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira që u zhvilluan në Monza pasditen e sotme.

Piloti i Red Bull la pas me vetëm 76 të qindat spanjollin Fernando Alonso dhe brazilianin Felipe Massa me Ferrari. Më pas renditej McLaren me Hamilton e Button dhe Webber me Red Bull.

Provat e lira do të zhvillohen nesër në mesditë, ndërsa gara të dielën në orën 14:00 dhe do të transmetohet si gjithmonë në Top Channel.

Top Channel