Serie A ndalon në javën e pestë

10/09/2010 15:45

Shoqata e Futbollistëve në Itali ka njoftuar një ditë grevë për të protestuar kundër vendimit të Lega A për rinovimin e kontratës kolektive.

25 dhe 26 shtatori do t’i shikojë bosh ish stadiumet në vendin fqinjë kur ishte parashikuar të zhvillohej edhe java e 5-të e Serie A. Këtë e bën të ditur zëdhënësi i lojtarëve të Serie A, Massimo Oddo.

“Vendimi për grevën nuk ka lidhje me vendimet që mund të merren nga Abete dhe drejtuesit e Ligës pasi kjo protestë shkon përtej zgjatjes së kontratës kolektive dhe i përket statusit të lojtarëve. Nëse nuk do merren masa, greva do përshkallëzohet”, shton Oddo.

Sipas mbrojtësit, lojtarët janë mërzitur duke u trajtuar si objekte dhe jo si njerëz. “Këtu bëhet fjalë për të drejtat njerëzore”, përfundon Oddo.   

Top Channel