Portugalia pa trajner

10/09/2010 15:10

Carlos Queiroz nuk është më trajner i përfaqësueses portugeze.

Lajmi konfirmohet nga vetë drejtuesit e Federatës së Futbollit të vendit luzitan të cilët deklaruan shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra pas pezullimit prej 6 muajsh nga ana e Institutit të Sporteve.

Qëndrimi i Queiroz në drejtimin e Portugalisë u vu në dyshim gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut, kur portugezi reagoi ashpër ndaj anëtarëve të agjensive antidoping të cilët shkuan në kampin stërvitor të skuadrës luzitane për të bërë testet e nevojshme.

Presidenti i federatës vendase Madail shtoi se institucioni që ai drejton ka filluar punën për gjetjen e një trajneri të ri për të drejtuar skuadrën në eliminatoret e Euro 2012 ku ndeshja e radhës është ajo me Danimarkën.

Top Channel