Nadal-Youzhny, gjysëmfinalja e dytë në Amerikë

10/09/2010 15:20

Rafael Nadal-Mikail Juzhni është cifti i dytë gjysmëfinalist në turneun e US Open.

Nadal mundi bashkëkombasin e tij Fernando Verdasco 3-0 duke e cuar bilancin e ndeshjeve direkte me të në 11 fitore dhe asnjë humbje. Kundërshtari i spanjollit, Mikail Youzhny mundi me shumë vështirësi në cerekfinale zviceranin Stanislav Wavrinka.

Ishte ky i fundit që e nisi më mirë lojën duke fituar setin e parë 6-3. Youzhny iu kundërpërgjigj në të dytin duke e fituar 7-6. Në setin e tretë ishte sërish Wavrinka që luajti më mirë duke e mbyllur këtë fraksion të lojës 6-3.

Por tenisti rus e rriti sërish nivelin e lojës së tij dhe arriti të fitojë dy setet e tjerë me të njëjtin rezultat 6-3 dhe krejt ndeshjen 3-2. Ndërkohë ndeshja tjetër gjysmëfinale e turneut të meshkujve të US Open është ajo mes Roger Federer dhe Novak Djokovic.

Top Channel