Bogdani, titullar në ndeshjen kundër Milan

10/09/2010 12:30

Edhe pse nuk është stërvitur thuajse aspak me Çezenën gjatë këtyre ditëve, Erjon Bogdani pritet ta nisë si titullar ndeshjen kundër Milanit të yjeve si Ronaldinjo, Ibrahimoviç, Pato apo Robinjo.

Sulmuesi shqiptar i është bashkuar vetëm gjatë ditës së djeshme skuadrës së drejtuar nga trajneri Fikadenti, ndërsa për afro dy javë ai ishte i grumbulluar me përfaqësuesen shqiptare për dy ndeshjet e para eliminatore në Grupin D të Euro 2012.

Tekniku i Çezenës ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në formacionin titullar. Ai do të hedhë në fushën e lojës të njëjtët lojtarë që i morën Romës barazimin pa gola në stadiumin “Olimpiko”, në sfidën e javës së parë të Serisë A, një ndeshje në të cilën Bogdani u aktivizua për 90 minuta.

Top Channel