Benitez: Milan favorit? Si në Stamboll…

10/09/2010 17:40

Rafa Benitez nuk i trembet Milanit dhe euforisë që ka pushtuar kampin kundërshtar pas blerjes së dyshes Ibra-Robinho.

Tekniku i kampionëve të Italisë preferon të shfletojë historinë, duke i ngacmuar Milanit një “plagë” që nuk është mbyllur asnjëherë, finalen e Champions League në Stamboll ku Liverpool-i i drejtuar prej tij rekuperoi gjithcka në pjesën e dytë, edhe pse 45 minutëshi i parë u mbyll 3-0 për italianët.

“Kam dëgjuar se është skuadra favorite për të fituar gjithcka. Këtë e thoshin edhe në Stamboll por pas pjesës së parë gjthcka ndryshoi”, thumbon spanjolli. Duke mbyllur kapitullin historik, Benitez përqëndrohet tek ndeshja e radhës me Udinezen.

“Kemi nevojë të ecim përpara. Periudha qe sapo u mbyll nuk ishte e lumtur pasi skuadrat e mëdha kanë lojtarë në kombëtare. Kemi nevojë për kohë por, në të njëjtën kohë duhet të fitojmë”, thekson Rafa. Sipas tij, kjo skuadër është e fortë dhe shumë cilësore. “E kemi parë këtë në ndeshjen ndaj Romës dhe në pjesën e dytë ndaj Bolonjës. Me mentalitetin e duhur mund të fitojmë gjithcka”, përfundon ai.  

Top Channel