Us Open, gjysmëfinalja Zvonareva-Wozniacki

09/09/2010 11:25

Carolina Wozniacki-Vera Zvonareva dhe Venus Williams-Kim Clijsters, janë dy gjysmëfinalet e turneut femëror të Us Open.

Danezja Wozniacki ka mundur në çerekfinale sllovaken Dominika Cibulkova 6-2 7-5, ndërsa rusja Zvonareva fitoi me vështirësi ndaj estonezes Kaia Kanepi, 6-3, 7-5 në 1 orë e 53 minuta lojë.

Ndërkohë për meshkujt në gjysmëfinale janë serbi Novak Djokoviç dhe zvicerani Roger Federer, të cilët kanë eleminuar përkatësisht Monfils e Soderling.

Për tenistin zviceran, numri 2 i botës, bëhet fjalë për gjysmëfinalen e shtatë në Flushing Meadows, ku ka fituar pesë herë.

Top Channel