US Open, Federer-Djokovic në gjysmëfinale

09/09/2010 19:40

Roger Federer dhe Novak Djokovic janë dy tenistët e kualifikuar për në gjysmëfinale të turneut të US Open.

Zvicerani mundi në cerekfinale, suedezin Robion Soderling me rezultatin 3-0 duke u hakmarrë për eleminimin kundrejt tij në turneun e Roland Garros si dhe duke shënuar gjysmëfinalen e tij të shtatë radhazi në këtë turne.

Ishte një ndeshje e kontrolluar në mënyrë përfekte nga Federer që i fitoi setet 6-4; 6-4 dhe 7-5. Kundërshtari i numrit 2 të botës në gjysmëfinale të turneut amerikan do të jetë Djokovic. Tenisti serb kaloi në ndeshjen e tij francezin Gal Monfìs të cilin e mundi me rezultatin 3-0.

Në setin e parë, Djokovic hasi jo pak vështirësi, por gjithsesi 23 vjecari arriti të fitojë atë 7-6. Dy setet e tjerë nuk patën histori pasi tenisti serb i dominoi ata duke i fituar 6-2 dhe 6-3.

Top Channel