Ibra: Fanela e Milanit, më e bukura që kam veshur

09/09/2010 17:55

Zlatan Ibrahimovic shijon ditët e para si milanist, duke sfiduar menjëherë kampionët e Italisë, Interin.

“Jemi më të fortë se Interi. Kemi një skuadër me shumë cilësi dhe këtë vit ne do renditemi të parët, ndërsa ata të dytët”, deklaroi suedezi në prezantimin me fanelën e Milanit, duke ndezur gjakrat në fillim të një sezoni që duket se do të luftohet deri në sekondën e fundit.

“Ditët e para me Milanin janë fantastike. Isha shumë afër kësaj skuadre 4 vjet më parë, ndërsa tani jam këtu dhe mund të them se kjo është fanela më e bukur që kam veshur. Gjithcka ka ndodhur në të shkuarën time më ka motivuar më shumë dhe rikthehem në Itali shumë i uritur. Shpresoj të fitoj gjithcka. Të gjithë duhet të kenë frike pasi ne mund të fitojmë gjithcka”, shton shtatlarti suedez.

Ibra premton një sezon plot spektakël dhe lumturi për milanistët sepse sipas tij, kjo është një skuadër që kërkon gjithmonë futbollin dëfryes. “Unë nuk e shikoj të shkuarën dhe e ardhmja ime është Milani. Ika nga Interi për një skuadër më të fortë por tek Barcelona një person nuk më dëshironte. Kam punuar përherë me profesionalizëm por situata ishte e cuditshme dhe nuk kuptoja cfarë problemesh kishte”, përfundon sulmuesi deklaratën e parë zyrtare si milanist.

Top Channel