Gerrard injorohet nga fëmija

09/09/2010 15:05

Në të shkuarën ndodhte rëndom që lojtarët para ndeshjeve nuk ua jepnin dorën fëmijëve, por kohët kanë ndryshuar…shumë.

Tashmë ndodh e kundërta sepse janë fëmijët ata që refuzojnë të shtrengojnë dorën e lojtarëve gjatë prezantimit të dy skuadrave para fillimit të ndeshjeve. Kjo i ka ndodhur kapitenit të Liverpool, Steven Gerrard para fillimit të ndeshjes kundër West Bromwich e luajtur në 29 gusht.

Kjo nuk është hera e parë që Gerrard përballet me një situatë të tillë, pasi pak vjet më parë atë refuzoi ta respektonte një fëmijë në ndeshjen me Chelsea. Mesa duket, mesfushori i kombëtares së Capello-s nuk është shumë i pëlqyer nga ata që ndoshta një ditë do të bëhen talentet e rinj të futbollit anglez.  

Top Channel