Basketboll, SHBA në gjysmëfinale

09/09/2010 21:05

Kevin Duran shënon 33 pikë dhe bën diferencën që kualifikon Shtetet e Bashkuara për në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Basketbollit.

SHBA arriti të fitojë me 10 pikë diferencë përballë Rusisë me rezultatin 89-79. Perioda e parë ka qenë e barabartë mes dy skuadrave edhe pse hera-herës Amerika tregonte superioritetin e saj. Por barazpesha zgjati shumë pak, pasi eksperienca e Billaps dhe ribaundet e Odom filluan të bënin diferencën në fushën e lojës, kur shpesh binte në sy epërisa e Shteteve të Bashkuara në gjuajtjet nga distance edhe pse Rusia mbrohej mjaft mirë me shtatlartët Kaun, Mozgov dhe Vorontshevic.

Me kalimin e minutave në periodën e tretë dhe të katërt, presioni i amerikanëve rritet ndjeshëm dhe përfaqësuesja Ruse ndihej e frustruar nga numrat spektakolarë të kundërshtarëve të tyre që gjatë gjithë kohës treguan epërsinë në cdo manovër.

Pavarësisht diferencave që shpesh shkuan deri në 15 pikë në fundin e ndeshjes, përfaqësuesja Ruse e mbylli këtë takim cerekfinal me nder duke mos u dorëzuar deri në sekondat e fundit, gjë që nuk e ndihmoi të evitonin këtë humbje që i eliminon në këtë mënyrë nga botërori.

Top Channel