Balotelli operohet në gju

09/09/2010 11:10

Mario Balotelli ka kryer mëngjesin e sotëm një operacion në gju në një klinikë në Pavia të Italisë. Sipas mjekëve, parashikohet një periudhë pushimi nga 4 në 6 javë.

Sulmuesi i Manchester City është dëmtuar në gjurin e djathtë në ndeshjen e City kundër Timisoara, e vlefshme për play-off e Europa League.

Diagnoza fillestare fliste për një tërheqje të thjeshtë, por analizat e mëtejshme kanë nxjerrë një problem më serioz.

Top Channel