LIVE Dinamo-Egnatia/ Dominojnë dinamovitët, Bregu shënon edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë
Dështimi në Afrikën e Jugut e ka kthyer me këmbë në tokë trajnerin e Anglisë Fabio Capello që shihej si një mit para evenimentit botëror.
Tekniku është rikthyer i suksesshëm me fitoret ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës, duke menduar që tani për Euro 2012. “Heronj në eleminatore, asgjë në finale”, shkruan “Mirror”, duke vënë theksin në formën e dobët që tregon Anglia gjatë fazës finale të evenimenteve futbollistike.
Mediat nuk kanë ngurruar të ironizojnë dhe me sulmuesin Wayne Rooney, në qëndër të një skandali seksual me dy prostituta. “Rooney nuk e harron vesin për ta futur brenda”, thekson “Times” që shton se bomberi nuk shënonte që prej shtatorit 2009.
Gjithsesi, këto janë ndeshjet e fundit eleminatore për teknikun italian që ka bërë të ditur vendimin e tij për të dalë në pension pas Euro 2012. “Botërori 2014? Do jem shumë i vjetër dhe dua të shijoj pensionin”, i është përgjigjur Capello pyetjes së një gazetari.
Top Channel