Të lexosh mendjen njerëzore, tani është e mundur

08/09/2010 13:00

Të njohësh mendjen njerëzore dhe të përkthesh sinjalet celebrale në fjalë, falë sensorëve të vendosur në sipërfaqen e trurit, është ëndrra e çdo shkencëtari.

Një ëndërr që mund të bëhet realitet falë një skuadre të Universitetit të Utahut, të udhëhequr nga bio-inxhinieri Bradley Greger, që ka krijuar një sistem, që i jep mundësinë pacientëve të prekur nga sëmundje që pengojnë të folurin, të komunikojnë më lehtësisht.

Shkencëtaret kanë mbërritur në zbulimin e rëndësishëm falë një eksperimenti mbi një pacient epileptik të cilit i ishin vendosur mikroelektroda në zonat e trurit përgjegjëse për të folurin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA