Miqësorja, Argjentina shkatërron 4-1 Spanjën

08/09/2010 10:30

Një Argjentinë në formë të shkëlqyer ka shkatërruar në një ndeshje miqësore kampionët e botës, Spanjën, me një rezultat 4-1.

Në stadiumin “Monumental”, përpara 50 mijë spektatorëve, ndeshja është mbyllur që në pjesën e parë me gola të Messi (10′), Higuain (13′) e Tevez (34′).

Në 45 minutat e dyta Spanja shënon me Llorente (39′), por Aguero shënon golin e katërt për argjentinasit.

Top Channel