Milani i ri nis punën

08/09/2010 20:10

Më në fund ka ardhur momenti që të gjithë në Milanello e kanë pritur prej kohësh, Ibrahimovic dhe Robinho sëbashku me fanelën kuqezi.

Suedezi është bashkuar me brazilianin nën urdhrat e trajnerit Allegri, duke i dhënë një mesazh gjithë kundërshtarëve në Itali dhe Europë se Milani po kërkon të rigjejë lavdinë e humbur.

Të shtunën në mbremje, Milani i rinovuar do debutojë kundër debutuesve të Cesena-s ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Erion Bogdani. Stërvitja e sotme është bazuar në modulin4-2-3-1 ku sulmi përbëhet nga katërshja Pato-Ibra-Dinho-Robinho.

Top Channel