Kaka tek Inter? Moratti: Pse jo…!

08/09/2010 15:35

Milan dhe Inter është një nga ndeshjet derbi ku qyteti ndahet më dysh por kjo mesa duket nuk ndodh në zyrat e dy shoqërive, të cilat janë të hapura për bashkëpunime me lojtarë që kanë të shkuar në skuadrat respektive.

Shpesh herë kanë treguar në të shkuarën se edhe simboli apo ish simboli i njërës skuadër mund të zgjedhë tjetrën. Këtë e ilustron më së miri Zlatan Ibrahimovic dhe synon ta bëjë gjithashtu edhe Massimo Moratti me sulmuesin Kaka.

“Mund të jetë një ide e mirë. E kam lexuar në gazetë një gjë të tillë”, shprehet pronari zikaltër. Ai shton gjithashtu se është e mundur që edhe Balotelli të jetë një lojtar i Milanit në të ardhmen.  

 

Top Channel