Euro 2012, Gjermania e Italia goleadë

08/09/2010 03:50

Ndeshjet e dyta të fazës në grupe të eliminatoreve për në Euro 2012, sollën disa rezultate surprizë, ku u vu re humbja e Portugalisë, e Rusisë si dhe fitoret e thella të Gjermanisë dhe Italisë.

Gjermania në Grupin A, ndryshe nga ndeshja e parë kundër Belgjikës, shkatërron me rezultatin 6-1 modestët e Azerbajxhanit, Turqia mundi Belgjikë 3-2, ndërsa Austria Kazakistanin.

Në grupin B ndoshta ndodhi edhe supriza më e madhe, Sllovakia fitoi minimalisht 0-1 në transfertë me Rusinë, Maqedonia barazoi me Armeninë dhe Irlanda mundi 3-1 Andorën.

Në grupin C, Italia e Prandelit siglon 5-0 ndaj Ishujve Faroe. Hera e fundit që axurrët kishin fituar më këtë rezultat ishte viti i largët  1987. Ndërsa Serbia barazon më Slloveninë 1-1.

Në grupin E Suedia shkatërron San Marinon 6-0, Hungaria mund 1-0 Moldavinë dhe Holanda 2-1 Finlandën.

Në grupin F, Gjeorgjia pas barazimit në transfertën me Greqinë merr një tjetër barazim, këtë radhë në shtëpinë e saj me Izraelin 0-0, Lituani mund Maltën 1-0, ndërsa Kroaci barazon pa gola me Greqinë.

Në grupin G, Bullgaria pas humbjes së thellë ndaj Anglisë në ndeshjen e parë, kanë zhgënjyer sërish teksa janë mundur në fushën e tyre me rezultatin 0-1 nga Mali i Zi. Anglia mundi Zvicrën me rezultatin 3-1.

Në grupin H Danimarka mundi Islandën 1-0, po me këtë rezultat mundi edhe Norvegjia Portugalinë.

Top Channel