Bayern Munchen: Schweinsteiger i pashitshëm

08/09/2010 15:20

Bayern Munchen paralajmëron Real Madrid për merkaton e ardhshme, duke theksuar se mesfshori Bastian Schweinsteiger nuk do lëvizë nga Bavaria.

Drejtori i skuadrës kampione të Gjermanisë, Christian Nerlinger ka deklaruar në gazetën “Bild” se Schweinsteiger është i pashitshëm dhe ai do zgjase kontratën.

“I njëjti mendim vlen edhe për Lahm dhe gjithë lojtarët e tjerë që do ndërtojnë skuadrën e së ardhmes”, thekson Nerlinger. Kontrata e 26 vjecarit Schweinsteiger skadon në qershorin e vitit 2012 dhe ai është një lojtar që i pëlqen shumë trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Top Channel