US Open, Federer në turin e katërt

07/09/2010 09:55

Roger Federer ka kaluar pa probleme në turin e katërt të turneut US Open në tenis duke eleminuar austriakun Jurgen Melzer.

Zvicerani e kaloi jo me shumë lehtësi këtë përballje me rezultatin 6-3 7-6 (7/4) 6-3. Turin e ka kaluar edhe suedezi Robin Soderling që ka mundur spanjollin Montanes 4-6 6-3 6-2 6-3.

Në disiplinën e femrave, rusja Zvonareva kalon në cerekfinale pasi mundi gjermanen Petkovic 6-1 6-2, ndërsa Caroline Wozniacki mund rusen Sharapova 6-3 6-4.

Top Channel