Shqipëria mposht 1-0 Luksemburgun

07/09/2010 22:05

Shqipëria ka fituar 1-0 ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për eleminatoret e EURO 2012.

Kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh në minutën e 37 me anë të Salihit, pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit kuqezi.

Në 45 minutat e para skuadra jonë përfaqësuese ka zhvilluar një lojë shumë të mire, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

Në minutat e para të pjesës së dytë Luksemburgu detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas daljes së Mutsch, i ndëshkuar me dy kartona të verdhë, për një simulim brenda zonës sonë të rreptësisë.

Në minutat në vijim skuadra jonë kombëtare zhvillon disa sulme në portën kundërshtare, por pa arritur të prekë rrjetën.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0 dhe kombëtarja kuqezi ngjitet në krye të tabelës me 4 pikë, po aq sa Bjellorusia e cila barazoi më Rumaninë me rezultatin 0-0.

Top Channel