Rummenigge rizgjidhet president i ECA-s

07/09/2010 21:30

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge është rizgjedhur president i Shoqatës Evropiane të Klubeve të Futbollit (ECA).

Rumenigge është shprehur kundër impenjimit të detyruar të futbollistëve në skuadrat kombëtare dhe dëmit të pësuar nga shoqëritë në rast të dëmtimit të tyre.

“Nuk do të pranojmë shumë gjatë detyrimin për të dhënë futbollistë në ndeshjet ndërkombëtare dhe të marrim përsipër rrezikun për të përballuar zhdëmtimin e kërkuar në rast të dëmtimit të futbollistëve”, është shprehur ai.

Top Channel