Real, objektivi i radhës, Schweinsteiger

07/09/2010 14:45

Real Madrid do të gjermanizohet edhe më shumë gjatë merkatos së ardhshme.

Të paktën kështu shkruan gazeta “Bild”, sipas së cilës, objektivi i radhës për Jose Mourinho është mesfushori i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger.

“Doja të të blija këtë vit por nuk ia dola mbanë, Vitin tjetër do jesh i imi”, mësohet t’i ketë thënë “I vecanti” lojtarit bavarez pas miqesores së 13 gushtit mes Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Top Channel