Houllier, tekniku i ri i Aston Villa

07/09/2010 19:40

Gerard Houllier është menaxheri i ri i Aston Villa. Tekniku francez ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin e Birminghamit.

Për ish drejtuesin teknik të federatës angleze bëhet fjalë për një kthim në Angli, ku ka drejtuar Liverpool në një kupë të Anglisë, dy kupa të Ligës dhe një kupë UEFA.

Pas lamtumirës së Anfield, Houllier ka stërvitur për tre sezone Lionin.

Top Channel