Botërori, Republika Demokratike e Kongos mbërrin në SHBA pas izolimit për Ebola
Një ndër lojtarët kyç të kombëtares kuqezi, Lorik Cana, shprehet i kënaqur me fitoren ndaj Luksemburgut dhe se forca e kombëtares së Shqipërisë qendron tek loja në grup.
“Rëndësi ka fitorja që kemi realizuar. Jemi të kënaqur duke parë këto 2 ndeshje. 4 pikëshi ka qënë një objektiv, nuk ka qënë e lehtë, edhe sonte nuk ka qënë e lehtë. Sonte nuk kemi qënë me shumë fat duke patur parasysh se kundërshtari kishte ardhur për t’u mbrojtur”, deklaroi për TCH Cana.
Më tej asi kuqezi foli edhe për objektivin e radhës. Ai u shpreh se loja në grup është forca e vërtetë e Shqipërisë dhe se me Bosnjën pretendohet një rezultat pozitiv.
Top Channel