Brian Laudrup ka një tumor

07/09/2010 18:10

Ish futbollisti danez Brian Laudrup është prekur nga një tumor.

Laudrup, 41 vjeç, ka deklaruar për një televizion danez se është duke u kuruar nga një formë e tumorit limfatik.

Ai e ka përjetuar fillimisht shumë keq diagnozën, por tani është shprehur i bindur se do të fitojë këtë betejë ndaj sëmundjes.

Ish futbollisti, vëllai i vogël i Michael, ka luajtur 82 herë me fanellën kombëtare dhe ka shënuar 21 gola.

Gjatë karrierës së tij ka luatur me Brondby, Bayer Uerdingen, Bajernin e Mynihut, Fiorentinën, Milanin, Rangers Glasgoë dhe Çelsin.

Top Channel