Bastet, Shqipëria favorite ndaj Luksemburgut

07/09/2010 15:30

Kombëtarja shqiptare do të triumfojë në sfidën ndaj modestëve të Luksemburgut, të paktën ky është parashikimi i kompanive të basteve të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans miqve për të triumfuar në “Qemal Stafa”.

Koefiçienti për fitoren e kuqezinjve të drejtuar nga Kuzhe është shumë i ulët dhe shkon deri ne 1.25, ndërkohë që fitorja e Luksemburgut është kuotuar në pjesën më të madhe të kompanive të basteve me 11.

Barazimi është pothuajse i njëjtë në të gjitha kompanitë e basteve, duke u kuotuar në 5.

Bukmejkërsat europianë kanë kuotuar edhe gjetjen e rezultatit të saktë të ndeshjes.

Fitorja 1-0 e Shqipërisë kuotohet në 7.5, triumfi 2-0 shkon deri ne 5.5, ndërsa fitorja e Luksemburgut me të njëjtin rezultat kuotohet nga 21 deri në 51.

Top Channel