Basket, SHBA-Rusi, çerekfinalja e radhës

07/09/2010 01:10

Rusia ka mundur me rezultatin 78-56 Zelandën e Re duke kaluar në çerekfinale ku përballë do të kenë Shtetet e Bashkuara.

E filloi mirë Zelanda e Re ndeshjen duke kaluar në avantazh në periodën e parë 11-4, por shumë shpejt rusët barazojnë në 13-13 për të përmbysur gjithçka më pas. Sulmi rus udhëhiqej nga një 21-vjecar debutues i cili gjente mjaft mirë dy shtatlartët Vorontshevic e Mozgov të cilët shfrytëzonin dhe mungesën e lojtarëve të gjatë te kundërshtarët.

Tashmë ndeshja e radhës do të jetë SHBA-Rusi, një përballje që nuk është parë që nga viti 2002, në Botërorin e Indianapolisit. Mbetet një përballje interesante kjo mes tyre sidomos për trajnerin e përfaqësueses ruse, amerikanin Devid Blat i cili që tani ka bërë të ditur se do të largohet pas botërorit.

Top Channel