Balla: Akuzat për rryshfet, të pavërteta

07/09/2010 20:25

Deputeti i PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit Genc Gjokutaj, se Dritan Avllaj ishte përfaqësuesi i bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Balla ka hedhur poshtë akuzat e avokatit për rryshfet në këmbim të një lejeje ndërtimi, duke i cilësuar ato si përpëlitje të qeverisë.

“Avokati i lepujve të qeverisë bëri konferencën e munguar të Saliut. Flitet për rryshfet, për dicka që nuk ekziston, për një leje që nuk ekziston. Kjo tregon përpjekjet e Berishës për të tërhequr mendjen nga korrupsioni që po mbyt qeverinë e tij”, ka pohuar Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA