Argjentina, rikthehen Zanetti dhe Cambiasso

07/09/2010 10:10

Javier Zanetti dhe Esteban Cambiasso rikthehen në kombëtaren e Argjentinës pas përjashtimit të pa motivuar që u bëri trejneri Diego Armando Maradona.

Lojtarët e Interit kampion Europe do të zbresin sot në fushë në një përballje luksi ndaj Spanjës në Buenos Aires.

Trajneri i përkohshëm i kombëtarës bardhekaltër, Batista, ka vendosur që dy lojtarët të rikthehën në skuadër edhe pse ata nuk morën pjesë në botërorin Afrikë e Jugut 2010 ku Argjentina u eleminua në cerekfinale nga Gjermania.  

Top Channel