Angli, 13 futbollistë seks me Jennifer Thompson

07/09/2010 12:00

Nuk kanë të ndalur skandalet seksuale të futbollistëve në Angli ku Wayne Rooney, është personi që po shigjetohet nga të gjitha anët, por shumë shpejt pritet një furtunë e vërtetë në të gjithë Premier League-n.

Pas deshmisë së Jennifer Thompson e cila rrëfeu se ka shkuar me sulmuesin e kombëtares, pritet një tjetër dëshmi që mund të rrënojë karrierën e lojtarit. Ndërkohë, Jennifer ka theksuar se shumë shpejt do të zbulojë edhe emrat e 13 futbollistëve të tjerë me të cilët ka shkuar në shtrat.

“Daily Star” shkruan se bëhet fjalë për 6 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 4 sulmues, dy prej të cilëve janë të martuar me fëmijë. Mësohet gjithashtu se bashkëshortja e Rooney, Coleen i ka thënë sulmuesit: “Nuk kam më nevojë për ty”. Të njëjtin fat pati pak muaj më parë mbrojtësi i Chelsea-t, Ashley Cole, skandalet e të cilit detyruan bashkeshorten Sheryl të kërkonte divorcin.

Top Channel