Usain Bolt dëshiron të luajë futboll

06/09/2010 10:25

Më parë një rekord i ri dhe më pas futbolli. Brenda 4 vjetësh Usain Bolt dëshiron të braktisë atletikën dhe të bëhet një futbollist profesionist.

Ka qenë vetë atleti xhamajkian që e ka bërë të ditur planin e tij për BBC. “Mund të kem sukses edhe për 4 vjet nëse stërvitem mirë. Pasi të heq dorë do të më pëlqente të luaja futboll edhe për 2 vite të tjera”, ka deklaruar Bolt.

“Shoh gjithmonë ndeshjet në televizor dhe mendoj se mund të luaj edhe unë. Ndoshta do të arrij të gjej një skuadër të nivelit të mesëm, jam një mesfushor i mirë”, ka shtuar ai.

Top Channel