US Open, Stosur mposht rusen Dementieva

06/09/2010 12:25

Si t’u mbijetosh 4 match ball-eve të kundërshtares dhe të kalosh në cerekfinalet e US Open? Sipërmarrja është bërë nga Samantha Stosur ndaj Dementieva.

Australiania, e pesta në renditjen botërore, ka eleminuar rusen në tre sete me rezultatet 6-3, 2-6 dhe 7-6 në 2 orë dhe 38 minuta lojë, mes së dielës dhe së hënës.

Dementieva shërbeu e para për match-in në 5-3, në setin e tretë. Më pas pati 3 match ball-e në lojën e ardhshme, por pa arritur t’i mbyllë me pikë. Tani Stosur do të përballet me belgen Kim Clijsters.

Top Channel