Riise humbet ndjenjat në stërvitje

06/09/2010 19:10

Frikë për mbrojtësin norvegjez të Romës, John Riise. Lojtari nordik që u aktivizua në fitoren e vështirë kundër Islandës dy ditë më parë, ka marrë një goditje të fortë gjatë stërvitjes, duke alarmuar stafin mjekësor.

Ai është goditur pa qëllim nga shoku i kombëtares Espen Ruud. Riise u rrëzua në tokë dhe humbi ndjenjat për disa minuta.

Ai u transportua menjëherë në spital ku mjekët kanë kryer disa analiza për të verifikuar gjendjen shëndetësore. Mbrojtësi nuk do aktivizohet në ndeshjen e së martës kundër Portugalisë.

Top Channel