Portugalia, 3 emra për pasardhësin e Queiroz

06/09/2010 15:20

Trajneri i Portugalisë, Carlos Queiroz i ka orët e numëruara në stolin e kombëtares luzitane pas barazimit 4-4 në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2012 ndaj modestëve të Qipros.

Federata Portrugeze e Futbollit ka nisur punën për të gjetur pasardhësin e ish teknikut të Real Madrid. I pari në listë është kampioni i Europës në fuqi, Luis Aragones.

Një tjetër emër është edhe Manuel Cajuda, aktualisht trajner i Al-Sharjah, klubi më i rëndësishëm i Emirateve te Bashkuara Arabe.

Alternativa e fundit është edhe italiani Arrigo Sachi, i cili ka kërkuar të studiojë me detaje projektin e federatës luzitane.

Top Channel