Kolumbiani 24 vjecar, më i shkurtri në botë
06/09/2010 12:30
Një kolumbian i gjatë 70 centimetra është shpallur personi më i shkurtër i botës, duke hyrë në Rekordin Botëror Guinness.
Bëhet fjalë për Edward Nino Hernandez, 24 vjec, dhe që peshon 10 kilogramë.
“Ndihem i gëzuar sepse jam unik”, ka deklaruar Hernandez për “Associated Press”, ku ka bërë të ditur se profesioni i tij është një kërcimtar me kohë të pjesshme.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga He Pingping, nga Kina, i cili ishte 4 centimetra më i gjatë dhe që ndërroi jetë në muajin mars, para se Hernandez të zbulohej.
Top Channel