Kinë, 200 milionë makina brenda 2020-ës
06/09/2010 13:20
Sipas vlerësimeve të fundit, brenda vitit 2020 Kina do të ketë 200 milionë automjete në rrugët e saj.
“Për t’u përballur me problemet e lidhura me ambientin dhe energjinë, për industrinë tonë është jetike të bëhet cdo përpjekje për të promovuar energjinë e pastër dhe veturat elektrike”, ka deklaruar Wang Fuchang, funksionar i Ministrisë së Industrisë.
Wang ka rikonfirmuar se mes prioriteteve të Kinës në 10 vitet e ardhshme është pikërisht zgjerimi i tregut të makinave elektrike.
Vendi aziatik synon të ketë tregun më të madh botëror për makinat e këtij lloji, me 5 milionë vetura brenda vitit 2020.
Top Channel